Zbulohet posteri i filmit ‘SPECTRE’

17/03/2015 00:00

Është publikuar posteri i filmit të ri të James Bond, me titull SPECTRE. Në poster shihet aktori Daniel Craig i veshur i gjithi me të zeza, me një pistoletë në dorën e djathtë dhe me shikim serioz.

Daniel Craig do të interpretojë për herë të katërt agjentin 007, ndërkohë që Ben Whishaw, Ralph Fiennes dhe Rory Kinnear do të kthehen në rolet që kishin në filmin ‘Skyfall’.

Andrew Scott, Christoph Waltz dhe Dave Bautista do të jenë aktorët e rinj në kastin e filmit me regji të Sam Mendes.

Top Channel