SHBA, tentoi të bashkohej me ISIS, arrestohet veterani i Forcave Ajrore amerikane

18/03/2015 00:00

Një veteran i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akuzuar se ka tentuar të mbështesë militantët e Shtetit Islamik.

Tairod Nathan Webster, 47 vjeç akuzohet se u përpoq të udhëtonte për në Siri për t’u bashkuar me militantët. Prokurorët amerikanë kanë thënë se, ai kishte jetuar dhe punuar në Lindjen e Mesme për më shumë se një vit para se të arrestohej.

Sipas provave të siguruara nga gjykata, 47-vjeçari kishte udhëtuar për në Turqi  me synimin për të kaluar më pas për në Siri, por iu ndalua hyrja në aeroport. Akuzat e ngritura ndaj zotit Webster u bënë publike gjatë ditës së martë.

Në deklaratën e lëshuar nga zyra e Prokurorit të Nju Jorkut, thuhej se zoti Webster është një qytetar amerikan, i cili ka lindur dhe është rritur në Shtete e Bashkuara.  

Ai shërbeu si specialist dhe mekanik në Forcat Ajrore. Kur u largua nga ushtria, ai punoi në disa kompani amerikane në Lindjen e Mesme.

Top Channel