Wenger: Monako e meritoi kualifikimin

18/03/2015 00:00

Trajneri i topçinjve të Londrës, Arsene Wenger, foli pas eliminimit të ekipit të tij, Arsenalit, nga Champions League, duke thënë se rezultati i ndeshjes së parë ishte shumë i vështirë për t’u kthyer.

“Është gjithmonë e vështirë për të fituar me 3 gola diferencë. Ne kemi shpërdoruar shumë raste në këtë ndeshje”, tha trajneri francez i Arsenalit.

Gjithashtu Wenger vlerësoi maksimalisht edhe kundërshtarin që i eliminoi nga ky kompeticion. “Ata e meritojnë vendin e tyre. Monako ka një mbrojtje të përkryer, të cilën e ka treguar që prej fillimit të Champions e deri në ndeshjen e kthimit ndaj nesh”, shtoi  Arsene Wenger.

Arsenali u eliminua nga Champions-i mbrëmjen e së martës, megjithëse fitoi 0-2 në Monako, por francezët u kualifikuan pasi kishin realizuar një gol më shumë në fushë kundërshtare.

Top Channel