Emocionet e turkut Arda Turan gjatë serisë së 11-metërshave

18/03/2015 00:00

Arda Turan ishte personifikimi i tensionit që përjetoi Atletico Madrid gjatë serisë së 11-metërshave në stadiumin Vicente Calderon.

Futbollisti turk i skudrës spanjolle nuk i pa goditjet e penalltive, por gjatë gjithë kohës lutej i gjunjëzuar me kurriz nga porta.

Arda nuk ishte një nga pesë lojtarët e përcaktuar për të goditur 11-metërshat pasi e përfundoi ndeshjen i rraskapitur.

Koha e rregull mes Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen përfundoi me të njëjtin rezultati si ndeshja e parë, 1-0, ku për spanjollët shënoi Mario Suarez që në pjesën e parë. Në 90 minutat e kohës së rregullt ky rezultat mbeti i pandryshuar dhe ndeshja shkoi në shtesë. Edhe në 30 minutat e luajtura, dy herë nga 15, rezultati mbeti i pandryshuar. Në ekzekutimin e penalltive, vendasit u treguan më të saktë duke realizuar tre 11-metërsha ndaj dy të gjermanëve.

Top Channel