Sot, pretenca për Arben Frrokun, akuzohet për vrasjen e Dritan Lamajt

18/03/2015 00:00

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të jepet sot pretenca për Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në Tiranë, më shumë se dy vjet më parë.

Seanca gjyqësore, ku prokuroria do të shpallë pretencë, po zhvillohet me dyer të mbyllura.
 
Ndërkohë, mësohet se personi i cilësuar si “dëshmitar kyç i procesit” është transferuar prej disa javësh në një vend të Bashkimit Europian, për arsye sigurie.

Top Channel