Lufthansa, pilotët në grevë gjatë së mërkurës. Paralajmërojnë edhe të enjten

18/03/2015 00:00

Pilotët e Lufthansa-s kanë bërë thirrje për një grevë të dytë të enjten, pas veprimeve të ngjashme të planifikuara gjatë së mërkurës, duke shqetësuar së tepërmi mijëra pasagjerë.

Greva e së mërkurës ka prekur fluturimet me ngarkesa të ulëta dhe të mesme, ndërsa ajo e së enjtes do të prekë edhe udhëtimet e gjata.

Lufthansa ka anuluar deri më tani 750 fluturime, duke lënë në pritje rreth 80 mijë pasagjerë. Sindikata e pilotëve shpreson që grevat të ushtrojnë presion ndaj stafit menaxherial gjatë negociatave për përfitimet pas daljes në pension.

Njësitë e Lufthansas, “Germanwings” dhe “Eurowings” nuk do të preken nga këto greva. Linja ajrore është goditur prej disa grevave gjatë viteve të fundit, teksa vetëm ato të vitit të kaluar i kanë kushtuar kompanisë 232 milionë euro.

Zëdhënësi i Lufthansas, Thomas Jacknow, refuzoi të komentonte në lidhje me impaktin financiar që do të shkaktonin këto greva. “Do të përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë fluturime të mundshme nga anulimi”, deklaroi ai, duke iu referuar klientëve që kanë prenotuar udhëtime me Lufthansan.

Top Channel