Serbia ka arrestuar 7 persona ditën e mërkurë, të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Srebrenicës së vitit 1995 në Bosnje. Këto janë arrestimet e para në ish-republikën e Jugosllavisë për këtë masakër.

Personat në fjalë akuzohen për vrasjen e mbi 1000 myslimanëve boshnjakë.

Më parë, Serbia ka arrestuar persona të papërfshirë direkt në vrasje.

Në vitin 2011 ajo dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, gjeneralin Ratko Mlladiç, i akuzuar si arkitekti i masakrës së Srebrenicës. Aktualisht, ai vazhdon të jetë nën gjykim në Hagë.

Rreth 8 000 burra dhe djem boshnjakë u vranë në Srebrenicë brenda 3 ditësh, në atë që konsiderohet si masakra më e egër në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel