Vjedhja e Bankës, pranohet gjykimi i shkurtuar për Bitrajn

18/03/2015 00:00

Pas kërkesës së ish-punonjësit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj, për t’ju nënshtruar gjykimit të shkurtuar, edhe Prokuroria është dakord me këtë kërkesë

Në seancën e radhës kundër Ardian Bitrajt, Mimoza Bruzias dhe Klevis Bejtjajt, nën akuzë për vjedhje të bankës, prokurori tha se në gjendjen në të cilën janë aktet, ky proces mund të zgjidhet me gjykim të shkurtuar, ashtu siç kërkojnë Bruzia dhe Bitraj. Ndërkohë që Bejtja nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gjykata u shpreh se do të shqyrtojë aktet dhe do të shprehet në seancën e ardhshme. Në fakt, me gjykim të shkurtuar për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë të shumës prej 713 milionë lekësh, u gjykuan edhe 10 ish-punonjës të tjerë të Departamentit të Emisionit, çka u solli atyre zbritje të dënimit, duke fituar të gjithë dënimin në total me 11 vite burgim.

Ndërkohë, vijon procesi ndaj ish-inspektores së përgjithshme të bankës, Elivar Golemi, kurse ish-guvernatori Ardian Fullani është ende nën hetim për dyshimet se ai ka shpërdoruar detyrën.

Top Channel