Arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

18/03/2015 00:00

Policia ka arrestuar në flagrancë gjatë mbrëmjes së të martës, një 31-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të autoriteteve italiane.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se, Amarild Bashkim Tolja, banues në Tiranë, akuzohet për “pjesëmarrje në organizatat kriminale, me objekt trafikimin e drogës të llojit kokainë” dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Ky shtetas u shpall në kërkim nga zyra e Interpol Tirana më 17 mars 2015, pasi gjykata e Torinos në Itali lëshioi në ngarkim të tij urdhrin e arrestit, bazuar ne nenet 74, 73 të ligjit italian mbi drogat, me nr.309/90 nenet 81,110 të Kodit Penal italian.

Top Channel