Vuk Drashkoviç, një emër i njohur në politikën serbe, gjithashtu udhëheqës i Lëvizjes Përtëritja ka deklaruar se ka ardhur koha që serbëve t’u thuhet e vërteta sa i përket krimeve të kryera përgjatë viteve ’90 në rajon.

“Ka ardhur koha që Serbisë dhe serbëve t’u tregohet e vërteta. Politika e re duhet të pastrohet nga politika e mëparshme e disfatës dhe krimit dhe të gjitha armiqësitë e luftës duhet të kthehen në miqësi”, është shprehur Drashkoviç për mediat serbe.

Deklarata e tij ka mbërritur pas arrestimit të shtatë personave prej autoriteteve serbe, që të shtatë të akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e rreth 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë në luftën e Bosnjes.

Drashkoviç tha se në 3 vjet në Bosnje janë vrarë 12 mijë civilë, nga të cilët të paktën 2 mijë fëmijë.

Top Channel