Fut gruan në çantë për ta kaluar në BE

18/03/2015 00:00

Një shtetas francez i parrahur me emigracionin, provoi të fuste ilegalisht bashkëshorten e tij ruse në Bashkimin Europian, por pa sukses.

Shtetasi francez kishte futur në çantë shtetasen ruse, rreth 30 vjeç dhe u përpoq të kalonte kufirin nga Bjellorusia për në Poloni. Pesha e çantës ra në sy prej kontrollorëve polakë të cilët e pyetën se çfarë kishte në të. Argumentimi i francezit nuk ua mbushi mendjen kontrollorëe që vendosën të hapnin çantën.

Pas asaj që gjetën në të policia shoqëroi të dy të ndaluarit, ku rezultoi se ata figuronin të martuar. Kjo do t’i mjaftonte francezit për të kaluar bashkëshorten e tij me një biletë, pa qenë nevoja për ta mbyllur në një çantë.

…ndaj ndonjëherë, përpara se të marrim vendimin për të kryer një veprim ekstrem është mirë të mendojmë dy herë, vërtet është i nevojshëm?

Top Channel