Qeveria, task-forcë dhe për hipotekat

18/03/2015 00:00

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka deklaruar se së shpejti do të ngrihet një task-forcë për të kontrolluar veprimtarinë e punonjësve të Zyrave të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin.

Të mërkurën, ministri Naço inspektoi shërbimet e ofruara për qytetarët në Zyrat e Kavajës dhe Durrësit, prej nga ftoi qytetarët që të raportojnë çdo shkelje në portalin “Antikorrupsion”, ndërsa paralajmëroi vendosmërinë për të larguar nga ky shërbim çdo punonjës e drejtues që abuzon me detyrën.

Gjatë inspektimit në Durrës, ministri i Drejtësisë vlerësoi Zyrën e Durrësit si ndër më të mirat në vend dhe duke iu drejtuar punonjësve të saj u tha se, vendi i punës nuk duhet të lidhet me mikun, por me shërbimin ndaj qytetarit.

Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve, Naço tha se po investohet në kualifikimin e vazhdueshëm të punonjësve përmes trajnimeve specifike.

Top Channel