Denoncimi i “Fiks Fare” vë në lëvizje qeverinë, masa për shtëpinë e të moshuarve në Shkodër

18/03/2015 00:00

Pas publikimit në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, të martën në mbrëmje të rastit të shtëpisë së të moshuarve në Shkodër, ku kushtet ishin skandaloze dhe prej vitesh kishte një mungesë të theksuar të investimeve ka reaguar qeveria shqiptare.

Ekzekutivi në mbledhjen e radhës ka vendosur që këtë shtëpi t’ia kalojë në vartësi Shërbimit Social, pjesë e Ministrisë së Mirëqënies Sociale.

Emisioni “Fiks Fare” solli pamjet e këtij institucioni, ku veç rrënimit të godinës, brenda saj veç të moshuarve qëndronin dhe persona me probleme mendore, çka sillte një vështirësi të madhe për drejtuesin dhe stafin e kësaj shtëpie.

Top Channel