Allegri: Ishte një natë e bukur, tashmë nuk do të ndalemi

19/03/2015 00:00

Pas fitores spektakolare ndaj Dortmundit në Gjermani me rezultatin e pastër 0-3, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shafaqur tejet entuziast, duke u shprehur se ekipi i tij tashmë nuk do të ndalet.

“Ishte një natë e bukur. Rezultati i kësaj mbrëmje erdhi si pasojë e një pune të bërë nga të gjithë së bashku.  Ne hodhëm një hap të rëndësishëm, por tashmë nuk duhet të ndalemi, por të shohim përpara, duke pritur hedhjen e shortit. Ky ekip duhet të jetë i vetëdijshëm për cilësitë që ka dhe unë mendoj se janë të gjitha mundësitë që të bëjmë edhe më mirë se sonte”, u shpreh Allegri pas ndeshjes në “Iduna Park”.

Përveçse një sukses të Juventusit, ai e vlerësoi fitoren e bardhezinjëve edhe si një rezultat shumë të rëndësishëm për futbollin italian.

Trajneri Allegri ka marrë edhe falenderime nga Giuseppe Marotta, drejtori i Juventusit, i cili nuk nguroi të shprehej për mediat menjëherë pas ndeshjes. “Ne jemi në vendin e parë në Serinë A, me një avantazh të konsiderueshëm nga ndjekësit, tashmë hodhëm edhe një hap të rëndësishëm në Champions, me një ndeshje spektakolarë, një meritë të madhe për këto suksese shkon për trajnerin Allegri, i cili në fillim të sezonin u prit me skepticizëm”, tha Marotta.

Top Channel