‘Droni’ amerikan vret ‘udhëheqësin e al-Shabab’

19/03/2015 00:00

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se ka vrarë një udhëheqës të terroristëve të al-Shabab, në Somali.

Pentagoni thotë se militantët u sulmuan nga një avion i telekomanduar i pajisur me raketa.

Adan Gara ishte një prej personave të dyshuar si autor i sulmit në 2013 në Nairobi, ku mbetën të vdekur të paktën 67 persona.

Sipas pentagonit, Gara është një anëtar i sigurisë dhe i zbulimit në këtë shtet, si dhe “ një prej personave kryesorë për koordinimin e operacioneve jashtë Somalisë.

Top Channel