Opozita braktis Kuvendin: Të ikë Meta. PS: Edhe Lulzim Basha nuk është hetuar për tre akuza

19/03/2015 00:00

Largimi i Ilir Metës në Zvicër dhe drejtimi i seancës nga Vangjel Dule,
mesa duket ndryshoi edhe strategjinë e demokratëve në Parlament.

Ndryshe nga nje jave me pare, qe bllokuan podiumin, kete here u mjaftuan me qendrimin zyrtar te mbajtur ne seance, nga Eduart Halimi.

“Sot kryetari në ikje, i është fshehur sërish qytetarëve. Vetëm hetimi i pavarur dhe i paanshëm do të sjellë një Parlament normal dhe një paqe sociale. Deri në atë ditë ne do të jemi me qytetarët, do t’i prijmë ata sepse pesha e krimit nuk mund të rëndojë më mbi shpatullat e qytetarëve”, tha Halimi.

“Lulzim Basha nuk ka asnjë lloj morali në këtë vend. Kërkoji llogari sepse është një akuzuar për vrasje për 4 qytetarë shqiptarë të vrarë në bulevard, 4 vite më parë. Lulzim Basha është i akuzuar për vjedhje. Ka vjedhur 230 milionë euro dhe Lulzim Basha është i akuzuar për tradhëti kombëtare”, tha deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Ligji për Shërbimin e Jashtëm, debate mes mazhorancës

Braktisja e seances nga demokratet zakonisht ul vemendjen per ligjet ne Parlament qe kalojne me konsesusin e plote te mazhorances. Ndryshe ndodhi kete herë, kur ishte sjelle per miratim ligji i ri i Shërbimit  të Jashtëm, që në Komisionin e drejtuar nga Arta Dade, pati kundërshtime të forta për dy nene, atë që heq kuotat e rekrutimit të diplomatëve dhe nenin tjetër që i mundëson ministrit të Jashtëm, emërimin e ekspertëve nga jashtë shërbimit, si ambasadorë, në rastet e veçanta.

“Shërbimi i jashtëm do ruajtur dhe mbrojtur nga çdo tentativë për t’u kthyer në instrument shërbyes, për pushtetin ekzekutiv sepse diplomacia duhet të vihet në shërbim të shtetit dhe vendit. Ajo kurrsesi nuk mund të jetë kompensim për shërbimet e forcave politike apo individët përfaqësues të tyre, apo të interesave vetjake. Shqetësimi im është pikërisht nëse ne kemi garantuar parimin e patjetërsueshëm për diplomacinë që Zot ka vetëm interesat sublime të vendit dhe kombit. Neni 27 lë hapësirë për abuzivizëm”, tha Dade.

“Kjo dispozitë nuk është legalizim i VKM-së të Qeverisë ‘Berisha’, që i hapi rrugën punësimit në diplomaci të individëve, pa kurrfarë lidhje me profesionin e diplomatit, duke bllokuar dhe demotivuar angazhimin e diplomatëve të karrierës. Angazhimi i personave ndaj jashtë shërbimit, bëhet vetëm në bazë të kriterevë të mirëpërcaktuara në raste të veçanta, për persona me njohuri specifike në fusha të ndryshme dhe për persona që mbi të gjitha plotësojnë kriteret e rekrutimit në shërbimin e jashtëm”, tha ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Anetaret e tjerë të Komisionit te Jashtem, qe gjithashtu kishin kundërshtuar disa nene te ligjit, nder me aktivet Ben Blushi, u radhit ne voten pro, nen per nen, ashtu si edhe ne teresi te ligjit te Bushatit, ndersa abstenimi i vetem i dy neneve te kontestuara ishte i votave pro te mazhorances iu bashkua edhe Mark Frroku, ndersa deputeti i perjashtuar nga grupi socialit Tom Doshi nuk mori pjese ne seance.

Top Channel