Alarmi fals për bombë te “Petro Nini”, arrestohet nxënësi

19/03/2015 00:00

Një nxënës i gjimnazit “Petro Nini” është arrestuar si personi që
fshihet pas alarmit fals për bombë dhënë pranë kësaj shkolle paraditen e
të mërkurës, në Tiranë.

Sipas njoftimit nga policia e Tiranës, pasi kishte vendosur çantën në murin rrethues të gjimnazit, 17-vjeçari kishte telefonuar policinë për çantën e dyshimtë. Edhe dy gjimnazistë të tjerë kishin dijeni për ngjarjen.

“Në datë 18.03.2015 u arrestua në flagrancë shtetasi E. V, 17 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale ‘përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik’ dhe ‘njoftim i rremë në organet e rendit’, si edhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G.K, 17 vjeç dhe F.Ç., për ‘moskallëzim krimi”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia e Tiranës.

Alarmi për bombë pranë shkollës “Petro Nini” u dha vetëm pak kohë, pasi një tjetër alarm për bombë ishte dhënë në shkollën “Musine Kokalari” në Kombinat. Të dy alarmet rezultuan të rremë.

Top Channel