Meta vijon vizitën në Bernë, sekretari i Shtetit: Mbështetja jonë do të vazhdojë

19/03/2015 00:00

Gjatë qëndrimit të tij në Bernë të Zvicrës, kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme nga sekretari i Shtetit, Yves Rossier.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan lidhjet e forta njerëzore mes dy popujve dhe biseduan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Zvicrës në fusha të ndryshme.

Nga ana e tij, Yves Rossier u shpreh se Zvicra i kushton rëndësi të veçantë zhvillimeve të gjithanshme demokratike dhe ekonomike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës juglindore dhe në këtë drejtim ajo do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe asistencë.

Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, sekretari i Shtetit shprehu vlëresimin për peshën e Shqipërisë dhe rolin konstruktiv që vendi ynë luan në rajon përmes konsolidimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Top Channel