Frroku: Nuk kam presione nga maxhoranca

19/03/2015 00:00

Pas akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha deputeti Mark Frroku ka
hedhur poshtë aludimet e bëra deri tani nga opozita, se ai është nën
presionin e mazhorancës për të dëshmuar kundër Tom Doshit.

Frroku tha se ai eshte nen presionin opozites dhe se e verteta eshte ajo qe ai ka pohuar ne Prokurori.

“Unë normalisht vazhdoj punën time, si parlamentar dhe unë dëgjova fjalët e zotit Berisha. Mandatin ma ka dhënë populli, jo Sali Berisha dhe as ai dhe askush tjetër nuk mund të më nxjerrë nga Parlamenti. Unë e kam bërë deklaratën time në Prokurori për çështjen ‘Doshi’, i qëndroj asaj deklarate pikë për pikë dhe nuk kam asgjë tjetër për të thënë. Unë nuk kam patur asnjëherë një të kërkuar nga policia në makinën time. Mark Frroku as nuk shitet e as nuk blihet. Qeveria nuk ka patur asnjë lloj shantazhi ndaj meje. Shantazhet janë këto fjalët që dalin nga opozita, nga krerët e lartë të saj, të cilët unë nuk dua t’i komentoj”, tha Frroku.

Top Channel