Elbasan, zbulohet një bazë prostitucioni

19/03/2015 00:00

Policia e Elbasanit njoftoi arrestimin e 4 personave dhe fillimin e procedimit penal për 7 të tjerë, pasi zbulimit të një baze prostitucioni.

Sipas burimeve të policisë lokale, midis të arrestuarve është edhe një grua 56-vjeçare, me inicialet T.P., e cila banesën e saj në lagjen “Luigj Gurakuqi” dhe një lokal që kishte në pronësi, e kishte kthyer në bazë prostitucioni

Bëhet e ditur se, në flagarancë janë arrestuar edhe shtetasit Shaban Daiu, 52 vjeç, Mehmet Çeço, 62 vjeç dhe Aleks Duda, 61 vjeç, të cilët ndodheshin në banesën e 56-vjeçares.

Policia tha se ka nisur procedimin penal të gjendje të lirë ndaj 7 personave, të cilët dyshohen si klientë të 56-vjeçares dhe të disa vajzave, që ajo i kishte përfshirë në rrjetin e saj. Procedimi penal ka nisur ndaj N.D., 78 vjeç; E.T., 50 vjeç; Q.P., 53 vjeç; Rr.Gj., 56 vjeç; A.Gj., 45 vjeç; Z.B., 56 vjeç dhe B.U., 54 vjeç.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet prostitucioni.

Top Channel