FSHF: Futbolli shqiptar, rritje cilësore gjatë 2014-s

19/03/2015 00:00

Në asamblenë e përgjithshme vjetore të FSHF, presidenti Armand Duka ka vlerësuar rritjen e nivelit të futbollit tonë gjatë vitit 2014.

Sipas Dukës, rritja e investimeve, loja e kombëtares gjatë eleminatoreve të fundit dhe gara cilësore në Superligë kanë bërë që vemendja për futbollin të mos mbetet vetëm tek opinioni sportiv.

Përsa i përket dyshimeve për trukimin e ndeshjeve, kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka pohoi se po bashkëpunohet me organin e prokurorisë dhe se shumë shpejt do të japin rezultatet e duhura.

Në këtë asamble u ndryshuan 3 nene të statutit dhe 4 nene në kodin e disiplinës sportive.

Top Channel