Prokuroria: 18 vjet burg, aksidentoi për vdekje 5 të rinj

19/03/2015 00:00

Prokuroria e Shkodrës kërkon 18 vjet burg për një shtetas të akuzuar si përgjegjës
për vdekjen në një aksident rrugor të 5 personave, ngjarje e ndodhur në
tetor të vitit 2013.

Prend Ndreca akuzohet për veprën penale të ‘shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e 5 të rinjve. Ngjarja ndodhi në 22 tetor të 2013, kur automjeti kamion “Man”, me targa PU 1463 A, drejtuar nga i pandehuri Prend Ndreca me drejtim lëvizje KryeBushat- Tiranë është përplasur me automjetin BMW me targa SH 1818 E, me drejtim lëvizje Tiranë-Shkodër drejtuar nga shtetasi Osman Meraja. Si pasojë kanë vdekur shtetasit Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari, të cilët udhëtonin në mjetin BMW.

Në përfundim të hetimit, prokuroria e Shkodrës ka krijuar bindjen e arsye në prova se personi i akuzuar është përgjegjës për vdekjen e 5 të rinjve.

Top Channel