Ristani: Bastisen zyrat e PD në Elbasan

19/03/2015 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka
denoncuar dhunimin e godinës së kësaj force politike në Elbasan.

“Kjo goditje është qartazi e frymëzuar nga politika dhe retorika antiopozitë e dyshes Rama-Meta, të cilët e kanë nisur mandatin e tyre duke nxitur dhe porositur dhunë ndaj opozitës.Kjo klimë terrori e krijuar në gjithë jetën e vendit edhe ndaj opozitës, është shenjë e dëshpërimit dhe humbjes së llogjikës të dyshes Rama-Meta, për shkak të spirales kriminale ku janë zhytur, dhe për shkak se kanë dalë lakuriq, të dy, në sytë e popullit, me lidhjet e tyre me botën e mafias, të larjes së hesapeve dhe përplajses mes bandave të tyre.Këto në fakt janë shenjat e agonisë së pushtetit të tyre.Kur sulmohet opozita, kur agresohen përfaqësuesit e saj, kur dhunohen mjediset e zyrat e saj, kemi të bëjmë me një pushtet në kaos, që kërkon të zgjasë ditët duke u bazuar te dhuna dhe duke goditur opozitën”, tha Ristani.

Sipas tij, demokratët e Elbasanit e të gjithë Shqipërisë janë më të bashkuar se kurrë.”Qytetarët e vendit janë ngritur në këmbë, dhe ia kanë bërë të qartë dyshes Rama-Meta, se nuk i pranonjnë më zullumet e tyre, se nuk pranojnë më të sundohen nga krimi dhe mafja në pushtet.
Ora e drejtësisë dhe e ligjit po vjen”, tha Ristani.

Top Channel