Bypass-i i Vlorës, i hapet rruga nisjes së punimeve

19/03/2015 00:00

Në Ministrinë e Transporteve u firmos kontrata që i hap rrugë nisjes së
punimeve për një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore në vend,
Bypass-it të Vlorës.

Ministri Haxhinasto tha se është me rëndësi që kompania italiane e kontraktuar për ndërtimin e rrugës ta përfundojë atë brenda afatit 30 mujor, të përcaktuar në kontratë. ‘Por në të njëjtën kohë, kjo rrugë e rëndësishme për jugun me potencial të lartë turistik duhet të përmbushë edhe standardet më të larta të cilësisë dhe të gjitha elementet sa i takon sinjalistikës dhe sigurisë rrugore’, tha Haxhinasto.

Nga ana e tij,Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë kontraktore Giuseppe Nardi siguroi se punimet do të jenë të standardeve europiane dhe se ekzektimi i tyre do të kryhet në kohë. Segmenti i gjatë rreth 29 km është financuar nga BERZH, Banka Europiane e Investimeve dhe Bashkimi Europian.

Top Channel