Kate Upton, e lodhur nga rrjetet sociale

19/03/2015 00:00

Ajo ka ngritur një audiencë prej thuajse 2 milionë fansash në Twitter, por modelja Kate Upton ka pranuar se është gati t’u kthejë shpinën rrjeteve sociale pasi ndihet e lodhur nga komentet lënduese.

Në setin e ri të fotove për revistën “The Edit”, Upton shfaqet pa asnjë
defekt, por gjatë intervistës ajo pranon se në internet është gjykuar
gjithmonë për pamjen e saj.

Ndryshe nga herët e tjera, ku nxjerr në pah linjat e saj, këtë herë
modelja 22-vjeçare vjen me një stil paksa më klasik për të reklamuar
veshjet e reja të Victoria Beckham.

Top Channel