Vlorë, gjendet kufoma e një 65-vjeçari

19/03/2015 00:00

Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur mesditën e të
enjtes në një kabinë elektrike në zonën e Skelës. Kufoma i përkiste
seksit mashkull dhe mendohet të ketë qenë aty që prej më
shumë se 2 javësh.

Kufoma është identifikuar si shtetasi Kujtim Nanxa, 65 vjeç. Ai ishte banues në lagjen “Hajro Cakërri” dhe njihej si person endacak.

Fillimisht kufoma është pikasur nga një punëtor i një kantieri ndërtimi dhe menjëherë janë lajmëruar blutë e Vlorës.

Personi në fjalë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Banoret rreth e qark kane deshmuar perpara bluve te qytetit se prej me shume se 2 javesh ndihej nje ere e rende, por nuk kane menduar se do te jete ndonje kufome.

Top Channel