Wenger: Të anulohet rregulli i golit në fushë kundërshtare

19/03/2015 00:00

Arsene Wenger ka kërkuar që të anulohet vlera e dyfishtë e golit në fushë kundërshtare pas eliminimit të Arsenalit nga Monaco në 1/8 e Champions League. Dy ndeshjet mes skuadrës angleze dhe asaj franceze përfunduan në barazim 3-3 (1-3 fitoi Monaco në Londër dhe 2-0 Arsenali në Montekarlo), por ishin francezët ata që u kualifikuan, duke qenë se kishin shënuar gol në fushë kundërshtare.

“Mendoj se ky rregull duhet analizuar. Nuk është aktual dhe duhet ndryshuar. Është një rregull i vënë në vitet ’60 për të favorizuar ekipet që duhet të sulmonin në fushë kundërshtare, por futbolli ka ndryshuar dhe në ditët e sotme pesha e një goli jashtë fushe është shumë e madhe”, tha trajneri Wenger.

Tetorin e kaluar, ishte presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, ai që deklaronte se kishte ardhur koha të “rishikohej rregulli”.

Top Channel