Reklamë me murgeshë “topless” para vizitës së Papës

19/03/2015 00:00

Policia italiane po heton një firmë veshjesh për blasfemi, pasi një reklamë e madhe me një murgeshë “topless” është vënë në faqen e një godine para vizitës së Papa Françeskut në Napoli, vizitë që do të zhvillohet në datën 21 mars.

Reklama e kompanisë Rosso di Sera tregon një modele të veshur si murgeshë dhe që mbulon me duar gjoksin. Kjo reklamë 9 metra e gjatë ka bërë që vendasit të ankohen në polici, pasi sipas tyre, kjo është blasfemi dhe fyese ndaj besimit.

Por, një zëdhënës i kompanisë tha se kjo reklamë nuk ishte aspak një gjetje marketingu, por ishte programuar para se të njoftohej vizita e Papës.

“Nuk ishte qëllimi ynë blasfemia”, lexohet në komunikatën e Rosso di Sera.

Policia nuk ka komentuar mbi këtë çështje.

Top Channel