Informaliteti, Doganat fushatë informimi për bizneset e pijeve alkoolike

19/03/2015 00:00

Doganat, në bashkëpunim me “Crown Agents” dhe shoqërinë koncesionare të pullave fiskale, “Sicpa”, kanë nisur një fushatë kundër informalitetit në sektorin e pijeve alkoolike, duke filluar me informimin e biznesit mbi pullat fiskale dhe pajisjen me teknologjinë përkatëse për verifikimin e tyre.

“Nuk është një fushatë me anë të së cilës duam të gjobisim. Por është një fushatë, me anë të së cilës duam të sigurojmë që të gjithë bizneset janë në përputhshmëri me ligjin dhe të sigurojmë një konkurrencë të pastër midis tyre”, tha Irena Beqiraj, drejtore e Përgjithshme e Doganave.

Fushata e informimit do të pasohet në një fazë të dytë nga forcimi i kontrollit ndaj bizneseve, që janë subjekt i akcizës.

“Nëse bizneset duan të zbatojnë ligjin, ne jemi të gatshëm për të bërë gjithçka për t’i ndihmuar. Por pasojat për subjektet tregtare, që nuk duan ta zbatojnë atë, do të jenë shumë të rënda”, tha David Smith, drejtor i programit të “Crown Agents”.

Viti 2015 është shpallur nga Ministria e Financave si viti kundër informalitetit.

Top Channel