Tiranë, kapet i kërkuari për tentativë vrasjeje

19/03/2015 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar si autorin e plagosjes së rëndë të një shtetasi në Shtator të vitit të kaluar.

I arrestuari është shtetasi Dhimitër Zito, lindur dhe banues në Tiranë. Ai akuzohet se më 4 Shtator ka plagosur rëndë shtetasin me inicialet E.Ç.

Policia thotë se ka siguruar provat dhe faktet e nevojshme që lidhin të arrestuarin me krimin e kryer në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë.

Sipas policisë, Dhimitër Zito së bashku me Kristi Pine, Alfred Qefalia, që të dy të arrestuar më parë dhe Adrian Uzuni, të shpallur në kërkim janë autorë të sulmit ndaj shtetasit me inicialet E.Ç.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime e Rënda Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel