Shqipëri-Armeni, dalin në shitje biletat, më e shtrenjta 10 mijë lekë

19/03/2015 00:00

Shqipëria do të ndeshet me Armeninë në datën 29 mars në “Elbasan Arena”, një ndeshje e vlefshme për eliminatoret e “EURO 2016”. Një fitore do të rriste shpresat për një kualifikim të mundshëm dhe interesi për këtë takim është mjaft i madh.

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në treg biletat, të cilat mund të blihen pranë biletarisë së stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë dhe pranë biletarisë së stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan, ndërsa që prej dy javësh kanë dalë në shitje edhe “online”.

Çmimi për tribunat C2 dhe G2 është 1 mijë lekë, për sektorët C1, C3 dhe G është 1 mijë e 500 lekë, për tribunat D dhe F dy mijë lekë, në sektorin E është 3 mijë lekë, në B1 dhe B5 është 6 mijë lekë, ndërsa vendet më të shtrenja, nga 8 deri në 10 mijë lekë, janë ato të tribunave B2, B4, A1, A4 dhe B3.

Ndeshja ndaj Armenisë është e dyta që Shqipëria do të luajë në Elbasan.

FOTO GALERI
1/1
Stadiumi i ndarë sipas sektorëve

Top Channel