“Barbie njerëzor” drejt operacionit numër 37

19/03/2015 00:00

Gjoksi i saj i stërmadh nuk e lejon më të vrapojë, por Lacey Wildd, ose e njohur ndryshe si “Barbie njerëzor”, ka zbuluar se ka në plan një zmadhim të mëtejshëm të “aseteve” të saj.

Për nënën e 6 fëmijëve, ky do të ishte operacioni numër 37.

“Dua të kem trupin më ekstrem në botë. Dua të dukem si një personazh i filmave të animuar”, ka thënë 46-vjeçarja.

Doktori ku ka shkuar për operacionin e radhës së gjoksit nuk ka pranuar ta realizojë, duke e këshilluar të mos bëjë më ndërhyrje plastike, pasi kjo gjë po i shkatërron trupin.

Gjithsesi, Lacey këmbëngul se do e gjejë një doktor që ta marrë përsipër.

FOTO GALERI
1/3
Lacey Wildd në plazh

Top Channel