Shtëpia e së ardhmes, zhvendoset brenda 24 orëve

19/03/2015 00:00

Nuk mungon asgjë, që nga kuzhina, dhoma e gjumit, banjoja, aneksi dhe tarraca dhe mbi të gjitha është praktike dhe mund ta zhvendosësh ku të duash brenda 24 orëve.

Kompania holandeze “Heijmans” prezantoi shtëpinë prej druri, që projektuesit thonë se është shtëpia e së ardhmes.

Projekti ka marrë shtysë nga kërkesa gjithnjë në rritje e të rinjve holandezë në Amsterdam për të patur një banesë të tyren. Në pamundësi për të siguruar apartamente në blloqet e pallateve për shkaqe financiare shumica e tyre jetojnë me qira.

Për të gjetur një rrugë të mesme mes çmimit dhe cilësisë, “Hiejmans” punoi me projektin e vet për muaj të tërë dhe produkti është një shtëpi e rehatshme, me çmim të përballueshëm dhe që mund të vendosësh ku të duash.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel