LSI: Eurodeputeti Brok të mos keqpërdoret për interesa kriminale

19/03/2015 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me deklaratata e Kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok.

Eurodeputeti i djathtë Brok deklaroi pas një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se, sipas tij, do të ishte e çuditshme nëse kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk do të jepte dorëheqjen përgjatë hetimit.

LSI reagoi përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Luan Rama.

“Elmar Brok të mos keqpërdoret për interesat e klaneve kriminale në Shqipëri. Të mos bëjë prokurorin dhe nëse do që të dijë të vërtetën, le të vijë në Shqipëri”, tha Luan Rama.

Nëse hetimi është në vijim e sipër nga autoritetet shtetërore, atëherë do të ishte e çuditshme të mos jepet dorëheqje”, ka thënë Elmar Brok.

Top Channel