Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Australisë, Malcolm Fraser

20/03/2015 00:00

Ish-kryeministri i Australisë, Malcolm Fraser, është ndarë nga jeta mëngjesin e së premtes, në moshën 84-vjeçare.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij konfirmohet vdekja e Fraser, i cili e udhëhoqi Australinë në një periudhë 8-vjeçare, përgjatë viteve 1975-1983. Bëhet e ditur se ai u nda nga jetë për shkaqe natyrore.  

Ai u zgjodh kryeministër në një periudhë të vështirë politike për Australinë, pas shkarkimit të Kryeministrit të atëhershëm, Gough Whitlam. Fraser u shqua për përkrahjen e popullsisë vendase, por pa lënë pas edhe refugjatët, çka bëri që më vonë të kishte përplasje edhe brenda partisë së tij.

Top Channel