Google i jep mirëseardhjen pranverës

20/03/2015 00:00

Dielli, Hëna dhe Google po festojnë nisjen zyrtare të pranverës. Këtë vit, ekuinoksi pranveror përfshin një eklips diellor, një superhënë dhe një “doodle” nga Google.

Shumica e Europës (përfshi Shqipërinë) mundën të shihnin eklipsin diellor, ashtu siç mund të shohin gjatë ditës së sotme “doodle”-in e motorit të kërkimit.

Google i jep mirëseardhjen pranverës me anë të një serie lulesh që rriten dhe lulëzojnë brenda sekondës.

Ekuinoksi pranveror është dita kur gjatësia e natës dhe ditës është e barabartë.

Top Channel