Vjedhja e BSH-së, 21 muaj burg ish-përgjegjësit të arkës

20/03/2015 00:00

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me një 21 muaj burg Petrit
Ramohitajn, i cili ka qenë përgjegjës i arkës për veprim në Bankën e
Shqipërisë.

Ramohitaj akuzohet nga gjykata për “shpërdorim të detyrës” dhe dënimi ndaj tij është bërë pas kërkesës për gjykim të shkurtuar. Në total, ai do të kryejë 1 vit e dy muaj burg.

Ramohitaj është shpallur fajtor nga gjykata si një nga përgjegjësit e vjedhjes së Thesarit të Shtetit. Përveç tij, pritet të jepen vendime gjyqësore edhe për disa ish-punonjës të tjerë të BSH-së.

Top Channel