Studentja bukuroshe ngatërrohet me gruan që kërkonte një mashkull për të bërë fëmijë

20/03/2015 00:00

Një bukuroshe 23-vjeçare është “mbytur” nga ofertat e shumta të meshkujve të cilët duan të kenë fëmijë me të dhe kjo gjë ka ardhur për shkak të një keqkuptimi të madh. Elena Komleva, nga Otava e Kanadasë, është ngatërruar me një 29-vjeçare me të njëjtin emër dhe mbiemër nga Rusia.

Gruaja nga Rusia kishte postuar në një faqe interneti një kerkesë të çuditshme: ajo ftonte meshkujt të aplikonin për të qenë baba i një fëmije me të, pasi donte t’i mbyllte gojën nënës së saj, e cila kërkonte me ngulm një nip ose mbesë.

Ajo shkroi: “Tani që po mbush 29 vjeç, hap një konkurs me titull “Lini gjurmën tuaj brenda meje”. Nëna ime do një nip ose një mbesë për ta veshur me rrobat e bebave që ka vite që i koleksionon. Nëse je i ri, i fortë dhe i shëndetshëm, bëhu pjesë e konkursit. Juria do të jetë mamaja ime.”

Kjo histori, e publikuar në faqe interneti në mbarë botën, ka bërë që ofertat të shkojnë për një tjetër Elena Komleva, pasi artikulli është shoqëruar me fotot e gabuara.

Për ta sqaruar këtë keqkuptim dhe për të liruar “inbox”-in e Facebook-ut nga ofertat e panumërta, Elena ka postuar një video në Youtube ku pasi falenderon të gjithë ata që i janë ofruar, sqaron se nuk kërkon të bëjë fëmijë me një mashkull që nuk e njeh.

FOTO GALERI
1/1
Elena Komleva, femra që hapi konkursin e çuditshëm

Top Channel