Marrëveshje kundër informalitetit, Inspektoriati i Punës nënshkruan me sindikatat e fasonëve

20/03/2015 00:00

Inspektoriati Shtetëror i Punës nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Fasonëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm Dritan Ylli dhe kryetari i Sindikatës së Fasonëve, Hajdar Kanani.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është sensibilizimi, informimi dhe këshillimi i subjekteve që janë objekt inspektimi nga Inspektorati i Punës, veçanërisht në sektorin fason, për të drejtën e tyre për t’u organizuar kolektivisht.

Sindikata e Fasonit angazhohet për të informuar Inspektoratin e Punës për çdo të dhënë që ajo ka dijeni lidhur me punësimin informal.

Gjithashtu, Sindikata e Fasonit merr përsipër të informojë Inspektoratin e Punës, për rastet e konstatimit të diskriminimit të punëmarrësve për shkak të marrjes pjesë në sindikatë, me qëllim marjen e masave për të përmirësuar situatën e krijuar.

Top Channel