Tahiri dhe Bushati në Austri, diskutohet mbi luftën ndaj terrorizmit

20/03/2015 00:00

Ministrat e Brendshëm dhe të Jashtëm të Ballkanit dhe Bashkimit Europian janë mbledhur në Vjenë për të diskutuar mbi luftën kundër terrorizmit, ndërsa Shqipëria përfaqësohej nga ministrat respektivë, Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati.

Në përfundim të takimit, ministri Tahiri, komisioneri i BE-së për sigurinë, ministri i Brendshëm austriak dhe ministri i Jashtëm serb, kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

Në fjalën e tij, Tahiri është shprehur se “Shqipëria ka një rol kyç në rajon sa i përket luftës ndaj terrorizmit” si dhe foli për grupet e përbashkëta hetimore që janë ngritur me Italinë dhe Kovosën.

Tahiri gjithashtu bëri të ditur se Shqipëria mirëpret krijimin e këtyre mekanizmave edhe me vendet e tjera si dhe theksoi se bashkëpunimi është elementi kyç në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

Top Channel