Kopjimi në Indi është “sport kombëtar”

20/03/2015 00:00

Nxënësit ‘kopjacë’ janë problematikë e çdo profesori, por në Indi, sikur të mos mjaftonin këta shumë mësimdhënës duhet të përballen edhe me prindërit apo të afërm të nxënësve të tyre.

Në ditët e testimeve në pjesën më të madhe të shkollave në vend, në dritaret e tyre sheh njerëz të kacavjerrë nëpër dritare. Bëhet fjalë për prindër që ‘ndihmojnë’ fëmijët e tyre për të marrë një notë të mirë nga testimi.

Për mësuesit ky është një shqetësim i hershëm, por masivizimi, që e ka shndërruar kopjimin në një sport kombëtar ka vënë në lëvizje autoritetet vendase që kërkojnë t’i japin fund këtij fenomeni.

Top Channel