Për shkencën dhe pjesën më të madhe të njerëzve eklipsi diellor, përpos sinjalizimit për ‘hyrjen zyrtare’ të Pranverës është një fenomen astronomik jo i zakontë, por as i pashpjegueshëm.

Por për pastorin amerikan, Mark Blitz ka një tjetër domethënie. Sipas tij eklipsi është një mesazh dërguar nga Zoti, jo më kot në ditën e parë të Pranverës, e po ashtu edhe në ditën e parë të kalendarit hebre.

“Në traditën hebraike një eklips total është një paralajmërim dhe një shenjë gjykimi për kombet. Po të shohim se kë preku ky eklips vëmë re se janë prekur vende europiane si Anglia dhe Suedia, ku ka një rritje të Islamit dhe ndjenjave antisemite. Europianët duhet të bëjnë kujdes”, thotë ai.

Por kujdesi dhe vëmendja më e madhe duhet t’i kushtohet “Hënës së Përgjaktë” që do të pasojë eklipsin dy javë më vonë si pjesë e tetradës së hënave të përgjakta. Këtyre rastësive u shtohet edhe ngjarja e ekuinoksit të Pranverës, në datën 21 mars, një përkim i rrallë që ndodh një herë në 100,000 vjet.

Si të mos mjaftonin këto më 13 Shtator do të ndodhë një tjetër eklips diellor, këtë herë i pjesshëm që do të pasohet nga hëna e katërt e përgjaktë dy javë më vonë.

Rastësi apo mesazh i Zotit? Të presim e të shohim.

Top Channel