Kosovarët shijojnë eklipsin e Diellit

20/03/2015 00:00

Dhjetëra qytetarë, më së shumti nxënës shkollash, u mblodhën këtë mëngjes në qendër të Prishtinës për të parë eklipsin e pjesshëm të Diellit, i cili kulmoi në orën 10:46.

Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës vendosi disa teleskopë në sheshin Skëndërbeu për kurreshtarët e shumtë.

Por fenomeni i rrallë natyror është vëzhguar për gati dy orë e 20 minuta edhe nga qytetarë të tjerë, të pajisur me syze të veçanta me filtër të lartë mbrojtës, apo mjete të improvizuara.

Eklipsi i pjessshëm i Diellit në Kosovë ka zgjatur nga ora 09:38 deri në 11:56.

Top Channel