Lajmet e mira të javës

20/03/2015 00:00

Një tjetër shqiptare po shkëlqen në një “talentshoë” si këngëtare. Alberina është vajza, që surprizoi me zërin e saj anëtarët e jurisë në “The Voice Kids”, në Gjermani.

Alberina këndoi këngën “Airplanes” dhe ngriti në këmbë jurinë, anëtarët e së cilës donin kush e kush ta merrte në skuadrën e vet vogëlushen shqiptare. I urojmë sukses Alberinës.

* Leonardo Tredicini, një italian që i këndon Tiranës. 42-vjeçari është dashuruar më kryeqytetin e shqiptarëve, të cilin e ka vizituar për herë të parë vitin e kaluar.

Ai tregoi në “Pasdite në Top Channel” se Tirana i solli në mendje kujtimet e fëmijërisë. Ai e lidh këtë fakt me zhvillimin e Tiranës, ashtu si vendlindja e tij Napoli, më shumë se tre dekada më parë.

Kantautori shpreh në tekst të gjithë dashurinë e tij për Tiranën.

* Franca ndalon me ligj modelet shumë të dobëta. Një deputet ka propozuar dy amendamente në reformën e shëndetësisë, ku njëri kërkon nga modelet certifikatë mjekësore, që tregon se raporti mes peshësh dhe gjatësisë nuk është mbi numrin 18.

Amendamenti i dytë propozon, që të konsiderohet si faj i dënueshëm nga ligji, promovimi i dobësisë së tepërt. Vetëm në Francë, sipas mediave të huaja, personat që vuajnë nga anoreksia janë rreth 30-40 mijë.

* Një këngë për Kombëtaren shqiptare. Ky është krijimi më i ri nga “Digitalb”. Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi janë zëri i këtij himni të ri për ngjyrat kuqezi.

Top Channel