Pezullimi i Clarkson, fansi i drejtohet BBC me peticionin mbi tank

20/03/2015 00:00

Një mbështetës i moderatorit të pezulluar të “Top Gear”, Jeremy Clarkson, dorëzoi një peticion të firmosur prej rreth 1 milion personash, i cili bën thirrje për rikthimin e tij në krye të emisionit dhe në punën e ofruar nga selia e BBC-së në Londër.

Por, ajo që është më e çuditshme, pikërisht fakti që iu drejtua selisë këtë të premte duke ngarë një tank të Forcave të Armatosura. Videon, këtu.

Clarkson u pezullua për shkak të akuzave se ka goditur një producent, siç raportoi BBC javën e kaluar, ndërsa “Top Gear”, një emision tepër popullor dhe me shikueshmëri globale nuk u transmetua siç ishte parashikuar të dielën e kaluar.

Vendimi i BBC për të hequr nga transmetimi këtë shfaqje, deri në përfundim të hetimeve, ka irrituar shumë prej fansave të Clarksonit. Më shumë se 990 mijë të tillë kanë nënshkruar një peticion të publikuar në “Change.org” nga Guido Fawkes, një blogger i krahut të djathtë.

E megjithatë, nuk dihet nëse kjo shfaqje mbështetjeje do të ketë ndikim të përgjigjen e BBC-së për Clarkson. Gjetjet e një hetimi të brendshëm priten të prezantohen përpara drejtorit të përgjithshëm të koorporatës, javën e ardhshme. “Sapo të jenë marrë në konsideratë të gjitha rezultatet e hetimit, do të ecim përpara me hapat e mëtejshëm”, thuhej në deklaratën e publikuar gjatë së enjtes.

BBC kishte deklaruar më herët se Clarkson, një prej fituesve më të mëdhenj të koorporatës, “ishte përleshur me një producent të BBC”. Ndërkohë, “Top Gear” është cilësuar si programi më i shikuar në botë me rreth 350 milionë ndjekës, ndërsa në vitin 2013 hyri edhe në librin e rekordeve “Guinness”. Të drejtat e transmetimit të shfaqjes janë shitur në 214 vende anembanë botës.

Top Channel