Pushimet (e merituara) e Dakota Johnson

20/03/2015 00:00

Muajt e fundit ka patur një axhendë tejet të zënë duke promovuar “Fiffty Shades of Grey”, filmin aq shumë të përfolur që arkëtoi e vazhdon të arkëtojë shuma marramendëse në “box office” e që atë vetë e vendosi në qendër të vëmendjes së media rozë për një kohë të gjatë.

Por nëse ana profesionale ka prekur kulmin e saj, s’mund të thuhet e njëjta gjë për atë personale. Dakota Johnson u nda së fundmi nga i dashuri i saj Mattheë Hitt.

Për të hedhur pas krahëve këtë romancë të përfunduar keq, por edhe lodhjen prej angazhimeve profesionale, aktorja 26-vjeçare u është bashkuar yjeve të shumtë që në këto ditë pranvere zgjedhin brigjet e Meksikës për t’u çlodhur.

Ajo ka treguar sërish linjat e saj (pas zhveshjeve në skenat e nxehta të filmit), në Kankun, ku është strehuar së bashku me mamanë Melanie Griffiths dhe mikun e tyre Kris Jenner.

FOTO GALERI
1/6
Dakota Johnson

Top Channel