E dinit se edhe recipetat mund t’iu shkaktonin probleme?

20/03/2015 00:00

Miliona gra e vajza mbajnë në trup recipeta me përmasa të gabuara, duke vendosur në rrezik shëndetin e tyre, madje as nuk zhvillojnë ushtrime fizike për t’i mirëmbajtur ato, paralajmërojnë ekspertët.

Shifrat e fundit tregojnë se 70-80 për qind e femrave veshin recipeta të përmasave të gabuara, ndërsa të tjera nuk veshin fare, edhe kur zhvillojnë ushtrime fizike.

Megjithatë, fizioterapistët i nxisin femrat të kontrollojnë përmasat e tyre, përpara se të blejnë recipetat, në mënyrë që të evitojnë shqetësimet dhe varjen e parakohshme të gjoksit, gjë që vetëm një operacion plastik mund ta riparojë.

“Të veshësh recipeta me përmasa të gabuara jo vetëm që të bëjnë të dukesh keq, por të vendos edhe përballë rrezikut mbi probleme të ndryshme shëndetësore”, tha Sammy Margo, nga Shoqata e të diplomuarve për Fizioterapi. “Zgjedhja e gabuar mund të çojë në dhimbje të qafës, shpatullave, mesit dhe fundshpinës, e deri në rënien e parakohshme të gjijve. Askush nuk dëshiron ta ketë një imazh të tillë”.

Ekspertë të tjerë e lidhin mospërshtatjen e të brendshmeve me urthin e stomakut, skuqje të lëkurës, madje edhe me sindromin e irritimit të zorrëve.

Richard Moore, një konsulent osteopat dhe terapist sportiv nga Nottingham, thotë se “në shumë raste, kam mundur t’i lidh dhimbjet e mesit dhe të qafës te gratë drejtpërdrejt me përmasat e ngushta të recipetave, të cilat jo vetëm nuk ofrojnë mbështetje të kufizuar, ndonjëherë edhe fare mbështetje, por edhe krijojnë probleme të dukshme në posturën e individit, duke shkaktuar dhimbje dhe tension.

“Recipetat tradicionale shpesh janë shumë të ngushta rreth brinjëve, duke krijuar një pikë problematike në qendër të shpinës, duke e ndarë atë në dy pjesë më të vogla që nuk mund të funksionojnë efektivisht. Mungesa e mbështetjes mund të sjellë gjithashtu daljen mbi të pjesës së përparme, duke detyruar kështu shumë femra të përfundojnë me animin e kokës prapa”.

Por, si mund ta dini nëse recipetat janë të duhurat për ju? Ja një guidë sesi mund të kontrolloni përmasat e gjoksit, si mund të kryeni ushtrime për t’i mbajtur të forta ato dhe sa i rëndësishëm është mbajtja e recipetave.

Të kujdesesh për gjinjtë

Të luftosh jetesën sedentare, sigurisht që do të të duhet të zhvillosh ushtrime fizike. Ecjet e shpejta dhe vrapimet janë të shkëlqyeshme për të qëndruar në formë, por a keni dijeni për ushtrime të rregullta me gjinjtë tuaja? Ato përbëhen nga inde dhjamore të buta. Aktivitetet e përsëritura dhe me impakte të rëndësishme bëjnë që ato të hidhen, duke tendosur ligamentet e lëkurës. Mbajtja e recipetave jombështetëse, ose mosmbajtja e tyre, mund të shkaktojë probleme kronike.

Ushtrimet që mbrojnë gjinjtë

E rëndësishme është të ruhet forca e muskujve në pjesën e gjoksit, të shpinës dhe të qafës, në mënyrë që të ofrohet mbështetja e nevojshme për peshën e tyre. Përpiquni të stërvisni këto muskuj, në mënyrë që të siguroni mbështetjen e nevojshme.

Përmirësoni qëndrimin për të mbrojtur gjinjtë

Mbajtja e trupit të kërrusur mund të sjellë probleme mekanike, keqfunksionim të organeve dhe dhimbje të strukturave kockore, që çojnë në kërrusje dhe rrëzim. Qëndrimi drejt, vertikal gjatë kohës së të qenit ulur, ndihmon në mbajtjen e tyre lart, duke i dhënë kundërpeshën e nevojshme. Ju mund të përmirësoni pamjet e gjinjve, duke tërhequr shpatullat prapa dhe poshtë.

E fundit është zgjedhja e recipetave sportive.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel