Grupi i miqësisë Shqipëri-SHBA, Doshi hiqet nga lista

20/03/2015 00:00

Zgjidhet ngërçi i krijuar në formimin e grupit parlamentar të miqësisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Që prej pasdites së të premtes, në faqen online të Parlamentit është publikuar lista e re me 36 anëtarët e këtij grupi miqësie, tejet i debatuar javët e fundit.

Nga ky grup janë hequr emrat e tre deputetëve të cilët janë: Tom Doshi, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu. Ky grup kryesohet nga Pandeli Majko.

Burime të mazhorancës bëjnë të ditur se largimi i Pjerin Ndreut nuk ka lidhje me arsyet e dy deputetëve Doshi dhe Frroku. Por ka të bëjë me faktin se ai është pjesë e grupit të miqësisë Shqipëri-Gjermani.

Po ashtu, emri i Tom Doshit është hequr si kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Australi dhe është zëvëndësuar nga ai i Ervin Bushatit.

Top Channel