Ora me diamante të bardhë 153 karatësh, më e shtrenjta në botë

20/03/2015 00:00

Kompania “Graff Diamonds” ka krijuar orën më të shtrenjtë në botë. Stolia me vlerë 40 milionë dollarë është e përbërë nga diamante 153 karatësh.

Ora e quajtur ‘Fascination’ mund të vendoset edhe si byzylyk apo si unazë. Mrekullia e krijuar nga stafi i “Graff Diamonds” u prezantua në eventin kryesor të vitit për industrinë dhe tregtinë “BaselWorld”, në Zvicër.

Megjithatë, deri tani kompania nuk ka marrë ende asnjë ofertë për blerjen e kësaj ore, e cila është e destinuar t’i përkasë ndonjë prej njerëzve më të pasur në botë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel