Raporti i OKB-së: Bota rrezikon pakësimin e ujit

21/03/2015 00:00

Nëse trendet aktuale të përdorimit të ujit do të vazhdojnë me keto
ritme, bota do të mund të vuajë mungesen e burimit kryesor te jetes per
te pakten 15 vitet e ardhshme.

Alarmi u dha nga Kombet e Bashkuara te cilet nepermjet nje raporti paralajmerojne se humbja e ujit mund te shkoje ne 40% , sepse shume rezerva nentokesore jane ne zhdukje. Por kjo dukuri katastrofike do te ndodhe ne nje kohe kur kerkesa globale per uje do te rritet thuajse dyfish ne vitet e ardhshme.

Raporti i leshuar nje dite perpara dites  boterore te ujit thote se nese nuk ka ekuiliber mes kerkeses per furnizim dhe restaurimit te burimeve te tij, atehere  bota do të përballet me një deficit gjithnjë e më të rëndë global.

Nderkaq nje problem tjeter eshte rritja e popullsise, fenomen ky kryesisht i vendeve te botes ne zhvillim. Por furnizimi me ujë të pijshëm përbën vetëm një kuotë minimale në konsumimin global të ujit. Me rritjen e popullsisë dhe industrializimit, njekohesisht rritet edhe nevoja globale për energji, e kësisoj edhe për konsum të uji, apo për vënien ne levizje te mekanizmave qe prodhojne energji nga uji. Gjithashtu edhe reshjet po shnderrohen ne nje dukuri te  paparashikueshme  per shkak te ndryshimeve klimaterike.

Por ne kete situate , asaj qe raporti i meshon me teper eshte marrja e masave per parandalimin e keqperdorimit te ujit , ndalimit te ndotjes se tij , duke dhene opsionin se rritja e cmimit te ujit mund te jete nje alternative zgjitdhjeje. “Tarifat e tanishme të ujit janë zakonisht shumë më tepër të ulëta që të kufizojnë përdorimin e tepërt të ujit nga ana e familjeve  apo të industrisë,” shkruhej ne  raport duke shtuar, sidoqoftë, se ” gjithkush duhet te sensibilizohet qe te menaxhoje ujin qe perdor”.

Studieusi i UNESCO-s, Richard Connor dhe bashkëautorët e tjerë të raportit synojnë te arrijne bindjen e venvdimarresve politike sesi duhet te shperndahet uji qe eshte nje mall i rralle.

Top Channel